25-04-2024

Ja kur do të shpallet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka treguar datën se kur do të shpallet konkursi për pranimin e studentëve.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, bëhet e ditur se studentët do ta kenë mundësinë e dorëzimit të dokumenteve që nga data e 12 korrikut.

“Të dashur maturantë! Njoftoheni që Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të shpallë konkursin për pranim të studentëve të rinj më datë 12 korrik 2022”, thuhet në njoftim./GS

Asnjë koment

Comments are closed.