25-11-2024

Ja kur përfundon mbledhja e nënshkrimeve për Trustin

Nesër përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për Projektligjin për Trustin.

Kështu ka bërë të ditur organizatori i kësaj iniciative, Adnan Jashari, për Gazeta Blic.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë ata që nuk e kanë nënshkruar peticionin, ta bëjnë atë nesër dhe po ashtu ata që nuk i kanë dërguar nënshkrimet e mbledhura, t’i dorëzojnë nesër në pikat në sheshet e Kosovës.

Jashari ka potencuar se i kanë siguruar nënshkrimet e nevojshme për ta riproceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin.

“Nesër mbyllim mbledhjen e nënshkrimeve për Projektligjin për Trustin, andaj ju lutem që ata që nuk e kanë nënshkruar Peticionin le ta bëjnë dhe të gjithë ata që kanë mbledhur nënshkrimet që ato deri nesër t’i dorëzoni tek ne ose në ndonjërën nga pikat tona në sheshet e Kosovës. Kemi siguruar nënshkrimet e nevojshme për ta riproceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin, fuqizojeni me nënshkrimet tuaj”, ka thënë Jashari./Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.