26-04-2024

Ja kur pritet hapja e diskotekave

Vitin e kaluar diskotekat në Kosovë nuk ishin të hapura si pasojë e pandemisë Covid 19.

Por, këtë vit pritet që gjatë verës, diskotekat të hapen.

Pronari i njërës nga diskotekat më të njohura në Prishtinë, Ardian Hoxha në emisionin “Libero” në ATV tha se shpreson që me datën 15 qershor të hapen.

“Ne shpresë dhe kërkesë e kemi datën 15 qershor, se me këtë datë hapet komplet Shqipëria.  Jemi duke u përgatitur që me datën 15 qershor të hapemi”, u shprehë ai.

Nga Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me hapjen e diskotekave.

Aktualisht, diskotekat po vazhdojnë të jenë mbyllura./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.