Ja kur pritet t’i bëjë pagesat Trusti pas aplikimit
Aplikimi për tërheqjen e mjeteve prej 10 për qind nga Trusti do të nisë ditën e premte nga ora 15:00.
Të gjithë ata që aplikojnë për këto mjete në uebfaqen e veçantë të krijuar, pagesat nga Trusti do të bëhen 5-7 ditë pas aplikimit, ka bërë të ditur Jeton Demi, zëdhënës në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
“Aktualisht jemi duke projektuar që pagesat e para do të bëhen brenda 5 deri 7 ditë, prej momentit të aplikimit të kryhen pagesat për ata kontribuues dhe mjetet t’iu kalojnë në llogari në banka”, tha Demi për EO.
Demi ka shtuar se kanë përgatitur një uebfaqe të re (www. trusti10.org), përmes së cilës mund të aplikohet dhe të menaxhohet situata dhe do të shmangen të gjitha vështirësitë.