24-11-2024

Ja kush parashihet të jetë kandidat i VV-së për Prishtinën

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në zyrtarizmin e kandidatëve për kryetar komunash në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, po shkohet drejt shpalljes së kandidaturave finale nga të gjitha partitë politike.

Telegrafi ka mësuar se tashmë në Lëvizjen Vetëvendosje është vendosur që kandidat për Prishtinë të jetë Arben Vitia, aktualisht ministër i Shëndetësisë, i cili njëherit ishte drejtor i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës.

Telegrafi ka mësuar se edhe deputeti Adnan Rrustemi, e ish anëtari i KQZ-së, do të jetë kandidat për kryetar të Lipjanit.

Zyrtarizmi i këtyre dy kandidatëve dhe të tjerëve pritet të bëhet edhe nga organet e kësaj partie.

Ndryshe në Prishtinë, në garë për kryetar janë Përparim Rama nga LDK, Uran Ismaili nga PDK, Daut Haradinaj nga AAK e Selim Pacolli nga AKR-ja.

Në Lipjan, kryetari aktual nga LDK-së do të ri-kandidoj për këtë pozitë përsëri.

Ndryshe, PDK, LDK, AAK kanë caktuar shumicën e kandidatëve për kryetarë të komunave.

Asnjë koment

Comments are closed.