Edhe sot janë raportuar shifra të larta të të prekurve me Covid-19 në Kosovë, kur nga 434 mostra 224 persona kanë rezultuar pozitiv.
Nga këto shifra edhe në Prizren, për dallim nga tri ditët e fundit pati ngritje, ku sot janë raportuar 2o raste të reja, transmeton Gazeta e Prizrenit.
12 prej këtyre rasteve janë në Prizren, ndërsa 8 nga fshatrat.
Gjonaj 2, Romajë 1, Manastricë 2, Hoqë e Qytetit 1, Zhur 1 dhe Zojz 1.
Po ashtu edhe nga lokalitetet e rajonit tonë janë disa raste, të cilat i keni në tabelën e paraqitur. /GazetaePrizrenit. net