20-04-2024

Smajl Latifi reagon pas vdekjes së vëllait nga COVID-19

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka reaguar pas vdekjes së vëllaut të tij Adem Latifi.

Ai tha se kjo ndarje ishte shumë e rëndë për të.

“E rëndë, shumë e rëndë ndarja nga ti, baci Adem! Më ishe më shumë se vëlla”.

Kreu i Rahovecit më herët kishte njoftuar se vëllau i tij kishte vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, ku nuk kishte arritur që t’i bënte ballë kësaj sëmundje.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar familjarë, miq e dashamirë!
Me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot ka ndërruar jetë vëllai im Adem (Malush) Latifi.
E rëndë, shumë e rëndë ndarja nga ti, baca Adem!
Më ishe më shumë se vëlla. I gatshëm të përqafoje idetë përparimtare dhe gjithmonë i preokupuar për të mirën e përgjithshme. Ishe shtyllë e fortë ku mbështetej familja jonë. I thjeshtë, parimor dhe i përmbajtur si rrallë të tjerë, i kreve pa u ndjerë obligimet familjare e shoqërore me përkushtim. Dallgët e jetës të goditën, por nuk u theve dot. Të mposhti sëmundja që po bën kërdi në mbarë botën, por tani e kuptuam edhe më mirë sa shumë të kemi dashur. Mungesën tënde do ta ndjejmë, jo vetëm ne familjarët, por edhe shoqëria e ngushtë dhe e gjerë.
Shembull i punës e i përkushtimit për të mirën e përgjithshme dhe punëtor i pafjalë e shembullor.
Varrimi bëhet sot me datë 1 gusht 2020 në ora: 18:00, në varrezat e fshatit Ratkoc.
Prehu në paqe, baca im Adem!
Të pikëlluar familja Latifi!
SL

Asnjë koment

Comments are closed.