Ja pse nuk ka performancë qeveria e Prizrenit
Pse nuk ka performancë qeveria komunale në Prizren, ja disa nga arsyet e listuara nga Raporti i ZKA-së për vitin 2018.
• Pavarësisht rritjes prej 2,986,161€ të buxhetit final krahasuar me buxhetin fillestar për investime kapitale vetëm 74% e buxhetit ishte shpenzuar.
Ekzekutimi i buxhetit për investimet kapitale i prezantuar në 15,341,962€, në kuadër të këtij realizimi përfshihen edhe pagesat në vlerë prej 2,432,034€ për borxhet e akumuluara nga vitet e mëhershme.
Pra shpenzimet reale sipas programit për investime kapitale vlerësohet të janë vetëm 12,909,928€ apo vetëm 62% e buxhetit aktual. Po ashtu edhe dinamika e realizimit nuk është në harmoni me planifikimet sepse 42% e shpenzimeve nga kjo kategori janë realizuar në tremujorin e fund vitit.
Gjithashtu, vlen të theksohet se në periudhën e fund vitit janë lidhur 56% kontratave apo 97 kontrata në vlerë 6,213,219€ nga 173 kontratat e tërësishme të nënshkruara gjatë vitit 2018 në vlerë prej 9,401,040€.
• Tek kategoria e pagave dhe mëditje, buxheti final ishte kursyer për 211,298€ (për të cilën nuk është ofruar sqarim nga zyrtaret përgjegjës) krahasuar me buxhetin fillestar.
• Buxheti final për mallra dhe shërbime në krahasim me buxhetin fillestar ishte rritur për 490,934€, mirëpo pavarësisht kësaj niveli i realizimit ishte vetëm prej 90%. Po ashtu edhe dinamika e realizimit nuk është në harmoni me planifikimet sepse 32% e shpenzimeve nga kjo kategori janë realizuar në dymujorin e fund vitit, kjo ka ndodhur për shkak të pamundësisë së komunës për të planifikuar dhe menaxhuar mirë me buxhetin në dispozicion;
• Buxheti final për shërbimet komunale në krahasim me buxhetin fillestar ishte rritur për 163,775€ dhe komuna ka arrit të shpenzoje vetëm 61% të buxhetit për këtë kategori. Po ashtu vlen të theksohet se obligimet në ketë kategori kanë shënuar rritje për 37,000€ (nga 8,000€ sa ishin në vitin 2017, në 45,000€ në fund të vitit 2018);
• Komuna ka pranuar gjithashtu grante nga donatorët e brendshëm dhe të jashtëm në vlerën prej 561,819€, që gjatë këtij vitit ishin realizuar vetëm 30%. Kjo ka ndodhur për shkak të pamundësisë së komunës për të planifikuar dhe menaxhuar mirë me buxhetin e fondeve në dispozicion nga donatoret; si dhe;
• Po ashtu komuna ka pranuar një huamarrje në vlerë prej 523,409€,e cilaishte shpenzuar në kategorinë e mallrave prej 156,008€9 edhe atë në Drejtorin e Arsimit dhe Shëndetësisë.
Vazhdon seria….. llafe dhe kafe.
(Autori është zyrtar në KDI në Prizren)
P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.