Ja si e mbyll sezonin PC Prizreni, ndërsa ky ekip përshëndetet nga Superliga
Proton Cable Prizreni e ka përfunduar edicionin e Prince Caffe Superligës me fitore, duke mundur në xhiron e 28-të Istogun me shifrat 99:108 (32:39, 25:24, 18:25, 24:20) ,percjell Gazeta e Prizrenit.
Në sfidën e zhvilluar si vendas, prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e parë dhe të tretë dhe ju mjaftoi për fitore, në ndeshjen që nuk kishte aspak presion.
Arian Azemi zhvilloi ndeshje të jashtëzakonshme për Istogun me 41 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime, derisa te prizrenasit u dalluan Isaiah Kelly me 29 pikë e 16 kërcime dhe Ty Cockfield me 28 pikë.
Proton Cable Prizreni do të ndeshet me New Basket për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm.
Istogu i mbylli garat me një fitore e 27 humbje dhe edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë. /Gazeta e Prizrenit
Lexo Edhe: