14-04-2024

Ja vendimi ndaj ankesës së Llapit për ndeshjen me Malishevën

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, e ka refuzuar kërkesën e Llapit për ta regjistruar me rezultat zyrtar, 3:0 në të mirë të këtij ekipi ndeshjen me Malishevën.

news image

Lojtari në fjalë i kishte tre kartonë të verdhë tek të rinjtë dhe një tek seniorët.

Pasi iu refuzua ankesa e parë, për shkak të vonesës së procedurave të ankesës, Llapi u ankua në Shkallën e Dytë, e cila e mori të njëjtin vendim.

Me datë 18.03.2024 “KF Llapi 1932” ka ushtruar ankesë në procedure të rregullt në shkallën e dytë e FFK-së, gjegjësisht komisionit për ankesa ku janë plotesuar të gjitha kushtet për shqyrtimin e kësaj lënde. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemjali kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 21.03.2024 shqyrtoi ankesën e “KF Llapi 1932” me nr Reference 1522/1, ushtruar me datë 18.03.2024 ku atakohet vendimi i komisionit të garave i datës 15.03.2024. Komisioni i ankesave pas shqyrtimit të lëndës duke trajtuar me kujdes të gjitha shkresat dhe aktet normative në fuqi në mënyrë unanime nxjerri këtë: V E N D I M Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë vërteton se vendimi i komisionit të garave për ndeshjen e zhvilluar me datë 13.03.2024 në mes të KF Malisheva dhe ’’KF Llapi 1932’’ ka qenë i drejtë dhe se ankesa e KF LLapi 1932 hedhet poshtë”, njofton ky Komision.
Në arsyetim, Komisioni për ankesa në përbërje të plotë me datë 21.03.2024 ka shqyrtuar me kujdes këtë ankesë, të gjitha shkresat e lëndës, vendimin e komisionit të garave dhe në mbeshtetje të rregullores së garave të FFK ka vërtetuar vendimin e komisionit të garave të datës 15.03.2024, duke e cilësuar si vendim të drejtë i cili mbetet në fuqi.

“Në ankesen e ’’KF Llapi 1932’’ atakohet vendimi i komisionit të garave duke u thirrur në nenin 62 të propozicionit të garave i cili përcakton rregullat e përgjithshme dhe afatet kohore në procedimin e ankesave në rrjedhen e pergjithshme të kampionatit. Përjashtimisht ketij rregulli kur gjirot zhvillohen të dielen dhe të mërkurën atëherë kompletimi i lëndës së ankesës dhe taksimi i saj duhet të bëhet brenda 24 orëve nga përfundimi i ndeshjes së zhvilluar. Loja në mes të KF Malisheva dhe ’’KF Llapi 1932’’ është zhvilluar ditën e mërkurë të datës 13.03.2024 dhe gjiroja pasuese në kuadër të kampionatit ka qenë në fundjavë, atëherë për rastin në fjalë duhet zbatuar rregulli i nenit 72, të Rregullorës se garave të FFK-së.

Me këtë rast ’’KF Llapi 1932’’ nuk i ka respektuar afatet kohore me rastin e procedimit të taksimit për këtë lendë dhe me të drejtë ankesa është cilësuar e pa afatshme. Duke u bazuar në të gjitha faktet referuar më lart vlerësohet se vendimi i shkallës së parë është drejtë dhe në perputhje me aktet normative të FFK-së. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, mori këtë vendim bazuar në nenin 120 pika A të Rregullores Disiplinore.”/GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.