Caktohet data e mbledhjes së ardhshme të Kuvendit të Komunës së Prizrenit.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të VII (shtatë) për vitin 2019, që do të mbahet më 25 shtator 2019 (e mërkurë), transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’.
Ndër pikat e rendit të ditës parashihet që të bëhet edhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitet 2020-2022.
Si zakonisht, para mbledhjes së Kuvendit, për të hënën, më 23 shtator 2019, është thirrur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila do të mbahet nga ora 14:00 në sallën e mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo është mbledhja e parë e organit më të lartë komunal, pasi konfigurimit të forcave politike në KK, pas daljes nga koalicioni qeverisës i Nismës.
Ndonëse dy drejtorët saj në kabinetin e Mytaher Haskukës, ai për Administratë Osman Hajdari dhe kolegu i tij për Kulturë, Nehat Oreshka kanë vendosur të qëndrojnë në pozitat e tyre, subjekti prej të cilët kanë ardhur Nisma, që në Asamble ka pesë ulëse, pas shkarkimit një muaj më parë të drejtorit të Arsimit, ka dalë nga koalicioni, duke u deklaruar si pjesë e opozitës konstruktive.
Pas kësaj opozita ka numrin më të madh të ulëseve, 21 nga 41 sa ka gjithsej KK./GazetaePrizrenit.net