19-04-2024

Javën që vjen mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ku opozita përbën shumicën

Caktohet data e mbledhjes së ardhshme të Kuvendit të Komunës së Prizrenit.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të VII (shtatë) për vitin 2019, që do të mbahet më 25 shtator 2019 (e mërkurë), transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’.

Ndër pikat e rendit të ditës parashihet që të bëhet edhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitet 2020-2022.

Si zakonisht,  para mbledhjes së Kuvendit,  për të hënën, më 23 shtator 2019, është thirrur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila do të mbahet nga ora 14:00 në sallën e mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo është mbledhja e parë e organit më të lartë komunal, pasi konfigurimit të forcave politike në KK, pas daljes nga koalicioni qeverisës i Nismës.

Ndonëse dy drejtorët saj në kabinetin e Mytaher Haskukës, ai për Administratë Osman Hajdari dhe kolegu i tij për Kulturë,  Nehat Oreshka kanë vendosur të qëndrojnë në pozitat e tyre, subjekti prej të cilët kanë ardhur Nisma, që në Asamble ka pesë ulëse, pas shkarkimit një muaj më parë të drejtorit të Arsimit, ka dalë nga koalicioni, duke u deklaruar si pjesë e opozitës konstruktive.

Pas kësaj opozita ka numrin më të madh të ulëseve, 21 nga 41 sa ka gjithsej KK./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.