Tri javët e fundit, në vazhdimësi janë karakterizuar me rënie të numrit të lindjeve në Prizren. Krahasuar me javën paraprake, në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” gjatë kësaj periudhe janë pesë lindje më pak.
Brenda tri jave numri i tyre ka rënë për 11 raste, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Përderisa tri javë më parë janë regjistruar 69 raste, këtë javë numri ra në 58 lindje.
Këtë javë numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë femërore, apo katër më shumë se i djemve, numri i të cilëve është 27 sosh.
Gjatë javës që po e lëmë nuk është regjistruar asnjë lindje gemellare (binjak).
Në komunën e Prizrenit, ndërkaq mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve /GazetaePrizrenit.net/