Jep dorëheqje nga Nisma Socialdemokrate, Shyqiri Bytyqi
Ministri në dorëheqje Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka dhënë dorëheqje nga strukturat e partisë Nisma Socialdemokrate.
Dorëheqjen e ka njoftuar ai përmes Facebook, duke thënën se asgjë nuk mund të ndreqet me një të rënë lapsi, aq më pak, “kur duart partiake shohin kapjen e institucioneve siguri përqendrimi, hapsirë rritjeje pushteti e hiseje elektorale!”.
“Në të tillë rrethanë unë dorëhiqem nga të qenit pjesë e NISMËS SOCIALDEMOKRATE edhe pse thellë në mua jetojnë parimet e socialdemokracisë dhe aspirata për ndërtimin e shoqërisë mbi themele ku shpërndarja e barabartë e mundësive dhe të mirave dhe bëhen edhe garanca e mirëqenies dhe qëndrueshmërisë së po vet shoqërisë”, shkruan ai.
“Meqë, socializmi i njeriut ngritët në themele moraliste e vetpërgjegjësie, në identitetin njerëzor „Vetëdijen“, unë nuk e shoh të udhës të vazhdoj atje ku duhet ta bëjë bashkëspartanin me gjithë ata që çdo ditë duhet ta mbrojnë partinë nga gabimtaret e brendshëm!”, shkruan më tej Bytyqi.