Jep dorëheqje presidenti i Kroacisë
Zoran Milanoviq ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Kroacisë.
Milanoviq doli papritur para gazetarëve të mbledhur para partisë SDP-së dhe bëri të ditur se më nuk do të jetë president i shtetit kroat.
Ai ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e kryeministrit të Kroacisë, raporton index.hr.
Kjo do të thotë se në zgjedhjet parlamentare krejt papritur do të shohim një përplasje mes Milanoviqit dhe Plenkoviqit.
Ky i fundit është kryeministër i vendit që nga viti 2016 ndërsa ka shërbyer edhe si deputet.
Ndryshe, Kroacia do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 17 prill.