24-04-2024

Jepen edhe disa detaje për vdekjen e të riut nga Suhareka

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e 26-vjeçarit nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës.

Siç bëhet e ditur në raport, afër shtëpisë së viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë AK 47, një karikator dhe tre fishek si dhe janë vërejtur disa njolla gjaku.

“Fsh. Greikoc, Suharekë 02.05.2022 – 15:55. Në spitalin rajonal në Prizren është sjell i plagosur me armë zjarri një mashkull kosovar. Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë AK 47, një karikator dhe tre fishek si dhe janë vërejtur disa njolla gjaku. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Rasti është duke u trajtuar si “vdekje e dyshimtë”./IO/

Asnjë koment

Comments are closed.