30-10-2026

Prizren: Ndalohen punimet nga Inspektorati në një objekt ndërtimi

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Prizrenit, ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP), përcjell Gazeta e Prizrenit.

Si rrjedhojë e këtyre konstatimeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës njofton se do të vazhdojë mbikëqyrjen inspektuese, me qëllim të garantimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. / Gazeta e Prizrenit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.