24-11-2024

‘Jepi me gojë’ nga Haveit, të hënën në Prizren

Këtë të hënë, në Prizren vjen një performancë e radhës nga HAVEIT.

Në kuadër të Balkan Society for Theory and Practice Workshop, HAVEIT – kolektivi artistik i përbërë nga Hana, Vesa, Lola dhe Alketa do të performojnë “Jepi me gojë”.

Me fillim prej orës 19:30 te Kino Lumbardhi, vjen performanca që erdhi si produkt i rezidencës artistike në Tiranë në vitin 2013-të, shkruan KultPlus.

Performanca asokohe pati vendin tek Sheshi Skënderbej në Tiranë, ndërsa më pas është performuar në Stokholm në Ljublanë dhe u ekspozua si video në Budapest në Ludvig Museum në vitin 2016-të.
HAVEIT janë kolektiv artistik edhe feminist dhe janë pjesë e disa ekspozitave nëpër Evropë.
Balkan Society for Theory and Practice Workshop po mbahet në Prizren këto ditë vere me punëtori dhe me ligjërata nga më të ndryshmet.

Sonte do të mbahet një ligjeratë nga Dr. Marina Gržinić dhe Dr. Tjaša Kancler. Ligjërata “What Does it Mean to Speak of Decoloniality in Eastern Europe?”, do të mbahet në Kino Lumbardhi në Prizren nga ora 19:00 – 21:00. Ligjerata dhe diskutimi do të jenë në gjuhën angleze. / KultPlus.com

Asnjë koment

Comments are closed.