Për cilën shumë, Hazard mund të kalojë te Reali?

Mediat belge kanë shkruar se Reali i Madridit ka arritur akordin me Hazard, por edhe me klubin e Chelsea-s për transferimin e lojtarit, i cili do të vendoste rekorde nëse do të realizohej.

“Nueuws Blad” dhe “HLN” konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për shumë e 190 milionë eurove.

Megjithatë, gjithçka tashmë mbetet për t’u konfirmuar nga palët në këtë marrëveshje, ku një ditë më parë, në Spanjë pati zëra se në garë ishte futur edhe skuadra e Barcelonës, e cila ishte e gatshme të ofronte Dembele dhe një shumë parash për të siguruar transferimin e yllit belg në “Camp Nou”./TCH