18-04-2024

Jo vetëm Haskuka i dështuar, tani edhe asambleistët të ngrefosur ndaj njëri-tjetrit

Shkruan:  Petrit Dibrani /Prizren

Jo vetëm kryetari Haskuka i dështuar,  por tani edhe ansambleistët të ngrefosur, ndaj njëri-tjetrit dhe në panik…!

Qytetarë të dashur, s’duhet ta durojmë as një ekzekutiv të tillë.

Qyteti i lashtë, historik, turistik Prizreni meriton një qeverisje ndryshe. Këta kinse përfaqësues të qytetarëve, të shkapërderdhur ndoshta edhe nga virusi Sars – Cov 2, të hutuar dhe në panik, s’janë në gjendje as të marrin vendime dhe aq më pakë të realizojnë premtime!

Qytetarët e Prizrenit me rrethinë, janë të njohur me qeverisjen e keqe nga, z. Mytaher Haskuka – Kryetar.

S’duhet të harrojmë….

Qeverisja e z. Haskukës, 6 muaj pa drejtor të drejtoratit të Ekonomisë dhe financave. Akuzat e ngritura nga prokuroria themelore në Prizren, për tre drejtorët komunal, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, qyteti pa kryesues të ri të kuvendit komunal. Ndalimi i ujit të pijshëm, në kohë pandemie me virusin Sars – Cov 2, qytetarët e ngujuar në gjendje të rëndë socio ekonomike, me munges të artikujve ushqimor elementar, e mos të flasim për artikuj higjienik dhe mos përmbushja e premtimeve, gjatë fushatës zgjedhore. I gjithë ky keqmenagjim, dēshtim i qeverisjes komunale në Prizren, duhet ti aktivizoj qytetarët e Prizrenit për ndryshim të qeverisjes komunale.

Qyteti historik dhe turistik ka nevojë për ndryshimin të qeverisjes komunale! Kujdes dhe jo panik!

 P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.