18-04-2024

Shpat Kasapi kapet mat (FOTO)

Si ajo shprehja cjapi te kasapi. Kështu mund të thuhet se ndodh ndonjëherë me personat e njohur të shfuqizim kur ata kapen mat nga paparacët. Ca më shumë kjo ndodh kur ata i shmangen daljes në publik të jetës së tyre private.

Ndërsa për Shpat Kasapin, u bë një kohë e gjatë prej kur kemi dëgjuar së fundmi në lidhje me jetën private të tij, ca më pak nga kjo kohë pandemie.

Por, kjo nuk nënkupton se s’ka të reja nga personalja e këngëtarit të njohur që ka “thyer” shumë zemra vajzash ndër vite.

Shpati duket të jetë në një lidhje të konsoliduar, larg syrit të publikut. Prive.al ka siguruar disa fotografi të këngëtarit me vajzën që i ka marrë zemrën.

Fotot janë të shkrepura parmbrëmë në Shkup dhe shfaqin çiftin në një dalje të tyre gjatë mbrëmjes.

 

Asnjë koment

Comments are closed.