Jolie humb në gjyqin me Brad Pitt
Aktorja Angelina Jolie u përball me një humbje në gjykatë, pasi iu refuzua kërkesa për të hequr gjyqtarin John W. Ouderkirk nga mbikëqyrja e divorcit të saj me Brad Pitt dhe çështja e kujdestarisë familjare.
Në dokumentet e gjykatës të depozituara këtë javë, Gjykata Superiore e Kalifornisë në Orange County vendosi që gjykatësi Ouderkirk, që ka martuar ish-çiftin në 2014, do të vijojë me çështjen.
Gjykatësi nuk kishte zbuluar se ai “ka marrëdhënie të vazhdueshme biznesi dhe profesionale” me ekipin ligjor të Pitt, kështu që Angelina Jolie mendoi se nuk ishte e drejtë që ai po kryesonte seancat.
Por gjykata tha jo dhe vendosi zyrtarisht që Ouderkirk do të mbetet në çështje.
Ky vendim u mor sepse, sipas dokumenteve të marra nga revista “People”, gjyqtari kishte komunikuar me kohë të gjithë informacionin e nevojshëm për çështjet që e përfshinin atë me firmën ligjore që përfaqësonte Brad Pitt.
Për më tepër, do të dukej se Angelina Jolie e dinte emërimin e gjyqtarit Ouderkirk që në vitin 2018, dhe për këtë arsye do ta kishte ngritur çështjen shumë vonë.
Pas katër vjetësh, beteja ligjore midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie ende nuk ka mbaruar. Aktorja bëri kërkesë për divorc në vitin 2016, por të dy ende nuk kanë arritur një marrëveshje.
Një nga arsyet, mbase kryesore, pse ky divorc nuk ka mbaruar ende, është çështja e kujdestarisë së fëmijëve: Maddox, 19 vjeç, Pax, 16 vjeç, Zahara, 15 vjeç, Shiloh, 14 vjeç dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12 vjeç.
Në këtë drejtim, marrëveshja e fundit e çiftit daton që nga viti 2018, por padyshim që nuk funksionoi: Brad Pitt dëshiron më shumë kujdestarinë e përbashkët të gjashtë fëmijëve të tij dhe për këtë e çoi Jolie në gjykatë.
Nga ana e saj, Jolie nuk e pëlqen atë dhe kërkon një vlerësim psikologjik të ish-burrit të saj para se të arrijë një marrëveshje mbi kujdestarinë.