24-11-2024

Ju njohim me dasmën e vitit 2018 në Prizren, ja të veçantat e çiftit… (FOTO)

Në stinën e verës më së shumti të rinjtë kurorëzojnë dashuritë e tyre me martesë. Secili në mënyrën e vet, duke tentuar që të lëjnë vepra të cilat me emocione do të mund t’i kujtojnë më vonë.

Viti 2018 ka qenë një vit i ngjeshur sa i përket martesave në Prizren, shkruan 04 Online. Por, ne ju kemi sjellur dasmën e këtij viti e cila do të mbahet mend për shumë vite dhe për shumë arsye. Dy të ri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre të cilën e kanë ushqyer me respekt, mirësjellje e harmoni ndër vite. Bëhet fjalë për Mahmut Tarashaj dhe Valentina Elshani – Tarashaj.
Ju kujtojmë se Mahmuti ka patur para disa viteve një aksident, nga i cili ka mbetur në karrocë. Por angazhimi i tij në fusha të ndryshme nuk ka munguar. Ka organizuar mbrëmje muzikore, ka menaxhuar këngëtar dhe ka realizuar disa biznese. Ndërsa Valentina është e njohur në fushën e modës, shkruan 04 Online.

Ne jo rastësisht e kemi quajtur si dasmën e vitit 2018, pasi çifti në vazhdimësi ka përcjellur një mesazh që aty këtu i ka munguar shoqërisë sonë, pra që të gjendemi në të mirë e në të keq pranë atyre që i duam dhe na duan. Këtë e kanë dëshmuar Mahmuti me Valentinën. Çdoherë pranë njëri tjetrit, çdoherë për njëri tjetrin derisa janë bërë model për të rijtë tjerë, shkruan 04 Online.
Për më shumë ne ju kemi sjellur disa fotografi të çiftit, ndërsa ne i urojmë martesën dhe urojmë të trashëgohen./04online.info/

 

Asnjë koment

Comments are closed.