25-04-2024

Ka filluar hapja e një rruge të re në Pagarushë të Malishevës

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, edhe në fshatin Pagarushë ka filluar hapja dhe rregullimi i një rruge të re. Punimet në këtë rrugë i kanë parë nga afër drejtori Komunal i Urbanizmit, Ahmet Morina dhe shefi i Zyrës së Prokurimit, Nuhi Shala.

Drejtori Morina, ka bërë të ditur se në Pagarushë kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës “Rruga e Shpresës”, me një gjatësi prej 330 metrave dhe rregullimi i kësaj rruge mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Asnjë koment

Comments are closed.