14-04-2024

“Ka harkun më të lartë në Evropë”: Ja sa ka kushtuar ura më e madhe e Kukësit

Ditët e fundit është publikuar pamja e urës së Kukësit, e cila po ndërtohet në Rrugën e Kombit për të shmangur një kthesë 90 gradëshe në hyrjen në Kukës në Shqipëri.

Ndërtimi i kësaj ure që është 320 metra i gjatë, 270 metra pa asnjë këmbë, e gjitha e varur.

Ura ka harkun më të lartë në Evropë, bëhet fjalë për urën me hark, jo ura më e madhe në Evropë. Pra, ka harkun e salduar më të madh në Evropë që është përshtatur për erërat dhe për çdo gjë tjetër.

Është një investim prej 35 milionë euro i cili pritet ta vendosë atë në punë në fillim të kësaj vere.

E veçanta e urës është se është një urë që rrëshket, noton në liqen, derisa vendoset në anën përballë. 5 mijë e 300 tonë çelik janë dashur për projektin e urës, vetëm për kontruksionin e saj. Është vepra më e madhe e këtij lloji në Shqipëri, ura me harkun më të lartë në Evropë, 67 metra e lartë.

Asnjë koment

Comments are closed.