22-10-2021

Kabashi premton ndërtimin e pendës në lumin Drini i Bardhë, me gjatësi rreth 700m

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e AAK-së, Lulzim Kabashi, ka premtuar ndërtimin e pendës në lumin Drini i Bardhë, me gjatësi rreth 700m, si dhe lartësi deri në 20m, përcjell Gazeta Blic.

Sipas tij, kostoja e projektit do të jetë rreth 12.000.000 €.

Kabashi thotë se përfitimet nga ky projekt janë:

1. Sipërfaqja e Liqenit të Vërmicës do të jetë vazhdimisht në kuotën maksimale.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

2. Do të mundësohet zhvillimi i turizmit përmes ndërtimit të objekteve hoteliere dhe shërbyese nga Vërmica, Dobrushti, Muradema, Nasheci e deri në Gjonaj.
3. Do të mundësohet ndërtimi i plazheve, fushave të sportit dhe shtigjeve për çiklizëm dhe ecje përgjatë bregut të liqenit.
4. Do të mundësohet zhvillimi i sporteve ujore.
5. Do të zhvillohet lundrimi komercial turistik nga Vërmica deri tek këneta e Gjonajt.
6. Do të mundësohet zhvillimi i mëtutjeshëm i biodiversitetit në kënetën e Gjonajve.
7. Do të eliminohet ndotja e Lumit Drini i Bardhë dhe do të mundësohet mirëmbajtja e tij.
8. Do të mundësohet rritja dhe kultivimi i peshkut nga bizneset private.
9. Do të mundësohet vendosja e dy turbinave për prodhimin e energjisë elektrike.
10. Kjo pendë do të përdoret edhe si urë-rrugë kalimi për në regjionin e Hasit.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.