26-04-2024

Kadri Kryeziu garon për deputet nga Prizreni, ja cilës parti iu bashkua

Burime brenda PDK-së kanë konfirmuar për portalin “GazetaePrizrenit.net” se në mesin e kandidatëve të këtij subjekti, të cilët garojnë për deputetë nga Prizreni është edhe Kadri Kryeziu, Prorektor i Universitetit të Prizrenit.

Doktori i shkencave juridike Kryeziu, që pas luftës ishte Prefekt i Prizrenit, fillimisht ishte anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Më vonë ai pat kaluar në AAK, ndërsa mbajti postin e zv/ministrit për Tregti dhe Industri. Po ashtu ishte gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, pjesë e listës nga PDK në Prizren dhe Has janĕ:

Shaqir Totaj,

Kujtim Gashi,

Bear Berisha,

Luljeta Veselaj Gutaj,

Urata Tahiri,

Ymrane Fusha.

Nga dega e PDK në Has, ndërkaq është Novitet Nezaj. /GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.