Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët deri më 7 shtator
Kalaja e Prizrenit do të jetë përkohësisht e mbyllur për vizitorët nga 24 gushti deri më 7 shtator 2026.
Sipas njoftimit, mbyllja bëhet për shkak të realizimit të disa masave emergjente dhe punimeve infrastrukturore në hapësirat e kalasë.
Siç njoftohet, ndërhyrjet synojnë përmirësimin e sigurisë së vizitorëve, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e monumentit, si dhe përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme për funksionimin e tij.

Kalaja pritet të rihapet për publikun pas përfundimit të punimeve, ndërsa për datën e rihapjes qytetarët dhe vizitorët do të njoftohen përmes një njoftimi të radhës.
Nga institucionet është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët dhe vizitorët gjatë periudhës së punimeve.


![]()
