24-08-2026

E rëndë: 18-vjeçari nga Kosova gjendet pa shenja jete në det në Shëngjin

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin.

I riu është gjetur pa shenja jete në ujë, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë sqaruar.

Sipas raportimeve, po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur në det apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në ujë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Asnjë koment

Comments are closed.