23-11-2024

Kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Arsimit në Prizren nga një qytetare (Dokument)

Shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së, Ilir Baldedaj ka publikuar një Kallëzim Penal, të bërë ndaj DKA-Prizren ( Xhemile Thaqi-Vezgishi) nga e dëmtuara Ardita Aliu-Sallauka, shkaku i një konkursi në arsim.

Të shoqëruar nga disa dokumente përcjellëse, thuhet se kallëzimi ka të bëjë me një punësim pa asnjë bazë ligjore, në konkursin me numër 01-111-154376 punësim jashtëligjor për pozitën mësimdhënës i edukatës muzikore në Shfmu “Ibrahim Fehmiu” lagja Arbanë.

Në Kallëzimin që sipas dosjes përmban 45 faqe, ndër tjera thuhet se “kandidatë që konkurruan për atë pozitë hynë në testin me shkrim,  pastaj DKA-Prizren publikon listën e atyre qe kaluan me sukses dhe që fituan të drejtën e intervistës me gojë dhe që prej 26.08.2020 nuk ftohen fare në intervista”. Pra në muajin tetor 2020 DKA në mënyrë të njëanshme punëson pa asnjë baze ligjore një mësimdhënës të edukatës muzikore në atë shkollë sepse i njëjti nuk kishte marr pjesë fare në konkursin në fjalë”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Asnjë koment

Comments are closed.