20-04-2024

Mustafa nuk e pranon Vjosa Osmanin për presidente

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se kryeministrin e ka partia e tij, kryeparlamentaren Lëvizja Vetëvendosje, e Presidenti i takon partisë me radhë, që i bie PDK-së,

Përplasjet për brenda koalicionit qeverisës në Kosovë sa vijnë e po shtohen, por përkundër kësaj, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa vazhdon të mendojë që kjo qeverisje është stabile.

Mustafa në pyetjen se a e pranon LDK parterin e saj, Ramush Haradinajn për President, ka thënë se kjo pozitë i takon partisë së tretë me radhë, pra PDK-së.

Lexo edhe:

Koronavirusi: Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja

‘Në këtë koalicion e kemi Kryeministrin. Në qoftë se në këtë konstalacion politik dhe parlamentar nuk arrijmë të gjejmë zgjidhje dhe përfundojmë në zgjedhje të përgjithshme si pasojë e moszgjedhjes së Presidentit, atëherë hapem edhe kombinime tjera, varësisht nga rezultati i zgjedhjeve dhe koalicionet e mundshme”.

Mustafa, i pyetur se a do ta pranonte Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale për presidente, ka thënë “Jo. S’do të gabojmë dy herë”.

“Vjosën e kandiduam për Kryeministre me qëllime të mira, me të tilla sikurse që edhe e lidhëm koalicionin me VV. Doli se dallimet predominuan këto qëllime. Mirë që përfundoi me kohë, si martesa e paqëndrueshme. Nuk na ka mbetur shumë dashuri për kontakte, por nuk kemi as urrejtje”.

Asnjë koment

Comments are closed.