Kamberi shpall fitoren: Lugina e Preshevës do bashkëpunim me Kosovën, jo konfrontim
Shaip Kamberi e ka konfirmuar se do të jetë edhe për një mandat tjetër deputet në Parlamentin e Serbisë.
Kamberi ka falënderuar të gjithë, teksa ka thënë “Lugina e Preshevës do bashkëpunim me Kosovën, jo konfrontim”.
“Faleminderit të gjithëve, një fitore e madhe e këtij koalicioni, nuk e ka domethënien veç të një mandati, e ka domethënien te e ardhmja politike, mesazhi i dërguar sot është i qartë, ’Lugina e Preshevës do bashkëpunim me Kosovën jo konfrontim, Lugina e Preshevës do rezistencë, jo dorëzim”, ka theksuar Kamberi.
Kamberi pak më herët ka postuar edhe një fotografi me një mbishkrim të shkurtër: “Marincat janë ktëtu”.