Kampionati Botëror: Katër ndeshjet e sotme, vëmendja tek Spanja dhe Gjermania

Sot do të zhvillohen edhe katër ndeshje në kuadër të Kupës së Botës Katar 2022, ku vëmendja më e madhe është tek krye-ndeshja Spanjë-Gjermani, të cilat gjenden në grupin E.

Nga po i njëjti grup e zhvillojnë ndeshjen e parë për sot edhe Japonia dhe Kosta Rika, nga ora 11:00.

Spanja për momentin është lidere në grup, me tri pikë, e ndjekur nga Japonia me po të njëjtat pikë. Gjermania dhe Kosta Rika ende nuk kanë pikë në grup.

Nga grupi F, sot ndeshen Belgjika dhe Moroko, nga ora 14:00. Belgjika prin në këtë grup, me tri pikë, ndërsa Moroko është në vendin e tretë, me një. Po aq pikë sa kjo e fundit ka Kroacia, e cila sot ndeshet me Kanadanë, e cila nuk ka asnjë pikë. /Klankosova.tv/

11:00 – Japonia – Kosta Rika

14:00 – Belgjika – Moroko

17:00 – Kroacia – Kanadaja

20:00 – Spanja – Gjermania