27-07-2024

Euro 2024: Piktura e shqiptarit do shfaqet në muzeun e futbollit në Dortmund

Pikturat e artistit shqiptar, Guri Madhi, do të shfaqen në Muzeun e futbollit në qytetin e Dortmundit në Gjermani.

Aty do të shfaqet tabloja e piktorit shqiptar “Kur nuk shkojnë në stadium”, e realizuar në vitin 1986.

Kjo me rastin e Kampionatit Evropian, i cili nis më 14 qershor.

Organizatorët përveç futbollit, kanë parashikuar edhe aktivitete tjera kulturore, në mesin e tyre edhe ekspozita “In motion – Art & Football”.

Lajmi u dha nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Rama tha se ekspozita gërsheton botën e futbollit dhe të artit dhe është e vendosur në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë.

“Sehr schon (shumë bukur)”, tha Rama.

Asnjë koment

Comments are closed.