Kandidati për president lajmërohet nga Koretniku: S’na mori moti i mirë, mjegull

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, është lajmëruar nga Maja e Koretnikut, me vendndodhje mes Prizrenit dhe Kukësit.

Haradinaj, përmes një videoje në Facebook’un e tij, ka bërë me dije se është ngjitur në Majën e Koretnikut, në kushte jo të përshtatshme atmosferike.

Siç bën ai me dije, i pari i Aleancës ka shkuar bashkë me disa miq të tij.

Emri i Haradinajt është përfolur për pozitën e presidentit nga partia e tij, e cila po e kërkon me ngulm atë në krye të vendit.

Deri më tani, nuk është arritur ndonjë koncensus i përgjithshëm nga partnerët e koalicionit për çështjen e presidentit. /Gazeta Express/