27-04-2024

Kandidatja A.K akuzon drejtorin e arsimit në Rahovec, Avni Morina – edhe pse me master nuk u punësua si mësimdhënëse!

Kandidatja Adelina Kollari, e cila ka përfunduar studimet master në Biologji, akuzon drejtorinë e arsimit në Rahovec se ia ka bërë të padrejtë në një konkurs për mësimdhënëse.

Kollari, në një prononcim për Rahoveci24 shpalosi të gjitha detajet e konkursit dhe tregoi se nuk është pranuar as për herës së katërt, edhe pse e ka të përfunduar masterin.

Ajo thotë se në pozita pune para saj janë pranuar të tjerë kandidatë me kualifikim më të dobët, por me lidhje të forta partiake.

Ajo akuzon drejtorin Avni Morina për manipulimet me konkurset për mësimdhënës në Komunën e Rahovecit.

Më poshtë deklarata e Adelina Kollarit për Rahoveci24:

“Unë kam aplikuar edhe katër herë të tjera për mësimdhënëse të Biologjisë dhe kam kaluar pragun 50%, mirëpo asnjëherë nuk jam pranuar në punë me arsyetim se e kam të përfunduar vetëm Bacherloin 3 vjeçar në FSHMN”.“Vitin e kaluar në Mars është hapur konkursi për mësimdhënës të Biologjisë dhe atë kohë kam qenë në pritje për diplomim në Master në drejtimin Master i mësimdhënies lëndore me specializim në Biologji, e kalova pragun mbi 50% në teori me gjithsej 73 pikë dhe në fund pranuan në punë një Ekologe me arsyetimin se është e vetmja me Master nga të gjithë kandidatët”.

“Pasi që u ankova më thanë se ti duhet vetëm të përfundosh Masterin dhe pastaj punësimi yt do të jetë i sigurt. Unë diplomova në Master dhe aplikova si e vetmja kandidate me Master. Kur dolën rezultetet nga pjesa teorike (në të cilën sipas inspektoratit as nuk duhet të hyj Masteri në këtë pjesë), mua më kishin vlerësuar me vetëm 40 pikë, në mënyrë që të më ndalonin menjëherë këtu në këtë fazë sepse po të shkoja edhe në pjesën me gojë punësimi im do të ishte i padiskutueshëm”.

“Ata kanë thyer çdo ligj në rastin tim”, u shpreh Adelina Kollari.

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.