07-10-2024

Kanioni i lumit Drin dhe Ura e Fshajtë bëhen me shtigje dhe me ndriçim

Tashmë Kanioni i lumit Drin dhe Ura e Fshajtë kanë shtigjet dhe ndriçimin, elemente këto që e bëjnë këtë destinacion edhe më atraktiv për vizitorët.

Kjo po vlerësohet se është një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e turizimit dhe ekonomisë së qytetit të Gjakovës, transmeton IndeksOnline.

Ky projekt është financim i Komunës së Gjakovës, përkatësisht Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, përfaqësuesit e të cilave institucione ishin të pranishëm në ceremoninë e përurimit.

“Ky projekt që po e shohim, ndriçimi i kanionit, ndriçimi i shtegut dhe ndriçimi i Urës së Fshajtë është i jashtëzakonshëm dhe spektakular. Jam shumë i lumtur për realizimin e këtij projekti, i cili bën pjesë në projektet për ndriçimin dhe rregullimin e hapësirave përreth urave, si objekte të trashëgimisë kulturore. I ftoj të gjithë që të vinë ta shohin një bukuri të rrallë të vendit tonë” u shpreh ndër të tjera kryetari Gjini.

I lumtur për realizimin e këtij projekti u shpreh edhe Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ferdinand Kolaj. “Tashmë e kemi edhe një destinacion të veçantë për vizitorët, ritmi i investimeve do të vazhdojë edhe më tutje” deklaroi ai./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.