Deputeti Avdyli: Duhet t’ia zgjasim dorën Haradinajt, me taksë e ndali aventurën e rrezikshme të Thaçit e Ramës
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë se taksa ndaj mallrave të Serbisë më nuk ka dobi pasi po rrezikon raportet me SHBA-në.
Avdyli, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se ish-kryeministri Haradinaj pasi dështoi t’i bëjë ballë presionit ndërkombëtarë= për largimin e taksës, po mundohet t’ia imponojë koalicionit të ri idenë e tij për taksën.
“Ende pa rënë qeveria e mëparshme, LDK dhe LVV kanë qenë për reciprocitet. Ne kemi dalë para zgjedhjeve me ato opsione dhe kemi marrë votat që kemi marrë nga qytetarët. Tani AAK, një politikë tyre të dështuar, po mundohen t’ua imponojnë qeverisë së re që është votuar për një politikë tjetër”.
Avdyli thotë se taksa e ka bërë të vetën dhe sipas tij ajo ka arritur të bllokojë bisedimet, përcjell Telegrafi.
“Duhet t’ia zgjasim dorën Ramush Haradinajt që ka ndalë aventurën e rrezikshme që kanë hyrë Hashim Thaçi dhe Edi Rama me Vuçiqin”.
Deputeti i LDK-së thotë se edhe nëse taksa do të dëmtonte shumë më tepër Serbinë nuk ia vlen nëse dëmtohet miqësia me SHBA-në.
“Jo 6 milionë euro, por edhe 6 miliardë euro Serbia është në gjendje t’i jep nëse do të mund t’i prishte raportet e Kosovës me SHBA-në”, tha Avdyli./Telegrafi/
Comments are closed.
Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.