Kanosi zyrtarët policorë, i dyshuari arrestohet
Një rast ka ndodh në Prizren, konkretisht në rrugën “Fan Noli”, ku një qytetar i ka kanosur disa policë derisa ishin duke e kryer punën e tyre.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, i dyshuari nuk ishte ndalur pas urdhrit të patrullës policore, fakt ky që i ka bërë Policinë ta ndjekin atë – derisa e kanë kapur.
Pas këtij momenti, i dyshuari që ka qenë nën ndikimin e alkoolit i ka kërcënuar zyrtarët policorë.
Për pasojë, qytetari është arrestuar nga Policia e Prizrenit.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’.
Po ashtu ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.