Kanosje në Suharekë, arrestohet i dyshuari
Një rast i kanosjes ka ndodhur në Suharekë, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa është arrestuar një person.
“I dyshuari pas një mosmarrëveshje i kishte kanosur dy viktimat meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet./GazetaePrizrenit.net