25-04-2024

Kanosje në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Një rast i kanosjes ka ndodhur në Suharekë, transmeton  Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa është arrestuar një person.

“I dyshuari pas një mosmarrëveshje i kishte kanosur dy  viktimat meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.