18-09-2020

Nuk ndalen dasmat në Kosovë, policia ndërhyn në një aheng në Malishevë

Pavarësisht vendimit të Qeverisë për ndalimin e tubimeve ku përfshihen edhe ahengjet familjare, një vendim i tillë nuk po zbatohen në disa komuna.

Mbrëmë rreth orës 21:15, policia ka bërë të ditur se kanë ndërhyrë në një dasmë në Malishevë.

Sipas njoftimit, policia dhe inspektorët kanë vërejtur një aheng familjar ku ishin të pranishëm disa persona, që kishin vepruar kështu në kundërshtim me vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit.

Rekordi i Haskukës: Shkolla e Mjekësisë për dy vjet 4 ushtrues detyre të drejtorit

“Malishevë 20.08.2020-21:15. Njësiti policor së bashku me inspektorët gjatë inspektimit kanë vërejtur se është duke u mbajtur një aheng familjar në të cilin kishin qenë disa persona. I dyshuari mashkull kosovar kishte vepruar në kundërshtim me vendimet e Qeverisë së RKS-së dhe rekomandimeve të IKSHP-së lidhur me virusin Covid-19, andaj në konsultim me prokurorin ndaj tij është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë./GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.