Aksion i inspektorëve, mbyllen 16 lokale në Prizren

Gjashtëmbëdhjetë lokale janë mbyllur mbrëmë në Prizren.

Drejtori i Inspektorateve në komunën e Prizrenit, Edon Muçaj, ka konfirmuar në rrjetin social Facebook për një aksion të ndërmarr nga inspektorët e tregut dhe ata sanitar për mbylljen e disa lokaleve, pa treguar arsyet. Televizioni i Prizrenit sipas disa burimeve zyrtare thuhet se këto 16 lokale nuk kanë të bëjnë për mosrrespektim të masave anti covid por për çështje të tjera.

Ky është postimi i plotë:

“Sot, u zhvillua aksioni i dytë për mbylljen e lokaleve të natës nga policia e qytetit tonë, aksion i cili po asistohet edhe nga inspektorët e sektorit të tregut dhe atij sanitar.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ia shpreh pakënaqësinë Haskukës për largimin e drejtorëve të shkollave

Sipas të dhënave nga tereni, me aksionin e sotëm kemi gjithsej 16 lokale të mbyllura”, ka shkruar Muçaj.