20-04-2024

Kapen hajnat duke e vjedhur një veturë në Prizren

“Patrulla policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast i kanë parë të dyshuarit të cilët posa i kanë vërejtur policët kanë tentuar të arratisen por nuk ia kanë arritur qëllimit ngase të gjitha rrugët kanë qenë të bllokuara paraprakisht”, thuhet në komunikatën e policisë nga kjo komunë.

Tutje thuhet se në cilësi të provave materiale, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar çelësa të ndryshëm.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që dy të dyshuarit të ndalën në masën e arrestit. Viktimës së këtij rasti i është dëmtuar vetura gjatë tentimit për ta hapur me forcë.

Asnjë koment

Comments are closed.