23-04-2024

Kapet duke vjedhur naftë në Prizren, arrestohet

Një person është arrestuar në Prizren pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës.

Policia bën me dije se nga i dyshuari është konfiskuar edhe një veturë e cila ishte e vjedhur në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË / Rr.Kastriotët,Prizren 09.06.2022-20:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës. Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një veture e cila ishte vjedhur në Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /FO

Asnjë koment

Comments are closed.