20-04-2024

Kapet me pushkë gjuetie në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, arrestohet

Një person është arrestuar pasi është kapur me një pushkë gjuetie në pikëkalimin kufitar në Vërmicë të Prizrenit, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’.

Referuar raportit 24-orësh të policisë, mbrëmë rreth orës 20:30, i dyshuari (K-Shqiptar) është shoqëruar në stacionin policor pasi që gjatë kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.