22-07-2024

Kapet rreth gjysmë kg drogë, arrestohen katër persona në pikën kufitare të Vërmicës

Katër persona të dyshuar për përfshirje në veprat posedim, shitblerje e shpërndarje të substancave narkotike kanë rënë sot në duart e Policisë Kufitare në Vërmicë, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se tre shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Shqipërisë u arrestuan pasi u kapën me një sasi të drogës.

Sipas informacioneve të para, pas kontrollit policor, te të dyshuarit është gjetur rreth gjysmë kg sasi e marihuanës.

Droga është sekuestruar, ndërsa të dyshuarit i janë dorëzuar Njësisë së Antidrogës për procedura të mëtejme.

Tre të dyshuarit kosovarë janë nga rrethi i Prizrenit, thone tutje të njëjtat burime.

P. S  Fotoilustrim

Asnjë koment

Comments are closed.