Kapiteni i dehur, Policia e Rinasit bllokon fluturimin
Policia Kufitare e Rinasit ka bllokuar fluturimin e një avioni pasi kapiteni kishte konsumuar alkool.
Është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi spanjoll me iniciale E. L., 47 vjeç. Në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion, kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka kosumuar alkool në masë të madhe.
Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit.
Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë./top-channel