24-04-2024

“Ponte Prizreni” fiton si mysafire në Lipjan

Ekipet mysafire shënuan fitore bindëse nw dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në basketboll: Borea – Rahoveci, dhe Lipjani – Ponte Prizreni.

Rahoveci fitoi me rezultat 85-101, kurse 74-87 ishte rezultati final i ndeshjes ndërmjet Lipjanit dhe Ponte Prizrenit,

Qollaku e Stanback ishin më meritorët për fitoren e Rahovecit, duke shënuar 33 përkatësisht 29 pikë.

E në ndeshjen tjetër më meritore për fitoren e Ponte Prizrenit ishte Braundon Scoott që shënoi 21 pikë, pati tetë kërcime e katër asistime./koha.net/

Asnjë koment

Comments are closed.