Kaq para ndanë Komuna e Dragashit për familjarët e viktimave nga Covid
Kosova është duke u përballur me një situatë të vështirë, të krijuar si pasojë e përhapjes së madhe të virusit COVID-19.
Pas kësaj, Komuna e Dragashit ka vendosur që të ndihmojë financiarisht personat që rezultuan pozitiv me koronavirus si dhe familjarët e ngushtë të viktimave nga ky virus.
Sipas një njoftimi të bërë së fundi, shuma e përgjithshme e paraparë të shpërndahet është 120 mijë e 860 euro.
Kurse për familjarët e ngushtë të personave të vdekur si pasojë e virusit COVID-19, shuma e subvencionit do të jetë 950 euro.
“Ndihmë financiare për banorët e Komunës së Dragashit: Të shpallur pozitiv me SARS CoV 2 përmes metodës RT-PCR të shpallura nga IKSHPK. Familjarët e ngushtë të personave të vdekur nga SARS CoV 2 të shpallur nga IKSHPK”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.